"Virussia 3" sjell implikimet e diplomacisë ruse në Ballkanin Perendimor

Filma

"Virussia 3" sjell implikimet e diplomacisë ruse në Ballkanin Perendimor

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 15:05
Ilustrim

Ngjarjet e fundit në veri të Republikës së Kosovës dhe implikimet e Federatës së Rusiësë, qoftë përmes luftës hibride apo edhe vet ambasadorit rus në Beograd, janë ngjarje të ngjashme me atë çfarë trajton pjesa e tretë e dokumentarit VIRUSSIA.

Pikërisht ish-ambasadori rus në Serbi Alexandr Konuzin ishte që kishte ndërhyrë te serbët e veriut në vitin 2012, duke i mbështetur protestuesit e barrikadave në komunat veriore të Kosovës.

Madje, në këtë pjesë tregohet se si një lëvizje e sotme politike në Serbi është themeluar pikërisht në barrikadat e serbëve në veri të Kosovës.

Presioni diplomatik që Rusia ka ushtruar veçmas në Serbi, ka reflektuar në secilin shtet të rajonit, duke krijuar konflikte të vazhdueshme. Tregime të tjera flasin edhe për ngjarje të veçanta në Serbi, BeH, Mal të Zi e Maqedoninë Veriore.

Në këtë pjesë, nga pjesëmarrësit, me tregime dhe vlerësime të veçanta, ndër më aktivët janë ish-shefi i diplomacisë serbe Vuk Draskovic, por gjithashtu edhe ish-shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj.

Ne këtë pjesë të dokumentarit flitet edhe për kushtet që ia vuri Rusia Serbisë që mos ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Tregime nga sfera e inteligjencës dhe sigurisë kanë dhënë edhe ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, Darko Trifunovic (pjesë e strukturave të inteligjencës serbe në vitet ’90), gazetarë, politologë e analistë të tjerë nga gjithë rajoni.

Dokumentari VIRUSSIA, në dy pjesët e para ka trajtuar implikimin e spiunazhit dhe propagandës ruse në Ballkanin Perëndimor.

Pjesa e tretë e dokumentarit VIRUSSIA do të shfaqet në RTK dhe T7 në Kosovë, më 30 shtator, dhe brenda pak ditësh edhe në “O Kanal “në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ky dokumtar ka filluar të shfaqet edhe në Ukrainë në TV5.

VIRUSSIA është prodhim i RTK në bashkëpunim me televizione të tjera rajonale dhe në bashkëpunim me institute të veçanta kërkimore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat