Apel për reagim masiv ndaj filmit antishqiptar dhe denigrues

Filma

Apel për reagim masiv ndaj filmit antishqiptar dhe denigrues

Nga: Driton Gashi Më: 29 shtator 2021 Në ora: 14:13
Driton Gashi

Para afër tri javëve ju pata informuar për emitimin e filmit të lartpërmendur në kanalin e parë publik gjerman ARD. Bashkëproducent i filmit është kanali i tretë publik bavarez Bayerischer Rundfunk. Filmi tematizon kohën e pasluftës në Kosovë dhe përmban propagandë të thellë antishqiptare, denigruese, fyese dhe tendencioze. Shqiptarët paraqiten si agresorë, si bisha të egra, dhunues, të prapambetur dhe të pakulturuar. Minoritetet kosovare sipas këtij filmi janë viktimat e luftës së Kosovës. Asnjë skenë, asnjë fjalë nuk flitet se çfarë ka ndodhur me shqiptarët e Kosovës më parë gjatë okupimit serb dhe për gjenocidin. Ironizohet në mënyrë tepër ofenduese me luftëtarët e UÇK-së, njolloset imazhi i gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe i luftës për liri dhe pavarësi. Poashtu Kosova paraqitet si vend fundamentalist islam, në qendër të qytetit shihet një xhami e madhe, të gjitha gratë mbajnë shami dhe janë të shtypura nga burrat e tyre.

Në anën tjetër filmi ofendon dhe fyen rëndë edhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë të misioneve të ndryshme, si OSBE, UNMIK, ushtarët e KFOR-it etj. Të gjithë paraqiten se kanë shkuar atje vetëm për të bërë aventura erotike dhe për asnjë qëllim tjetër.

Pasi që e pashë filmin, reagova menjëherë me një letër në kanalin publik ARD, ju shkrova edhe regjisorëve dhe producentëve, më vonë edhe historianit izraelo-gjerman Michael Wolfssohn, i cili luan në këtë film dhe një gazetari gjerman, i cili në një artikull e kishte lavdëruar filmin deri në qiell.

Njëherë nuk mora asnjë përgjigje, por pas ankesës që bëra në ARD më erdhi një letër edhe më cinike, neveritëse dhe ofenduese. Regjisorët paskan shkruar se Gjermania është një vend demokratik dhe këtu çdo film kritik „guxon“ të shfaqet (çka nuk është e vërtetë se çdo film mund të shfaqet, pa u filtruar mirë!). Në Kosovë kjo nuk qenka e mundur, pasi UÇK-ja kinse paska shpallur një „Fatwa“ (fjalë arabe, dënim me vdekje sipas sheriatit islam!) kundër të gjithë gazetarëve të huaj dhe vendorë! Këtë idiotizëm e kanë shkruar në email-in, të cilin e shihni më poshtë. Më tutje kishin shkruar gjoja se i gjithë filmi bazohet në „fakte të vërteta“ dhe filmi nuk i fyen viktimat, por i dedikohet atyre! Çfarë hipokrizie! Çfarë idiotizmi!

Unë e shkrova edhe një letër si reagim dhe kundërshtim, kësaj radhe më të ashpër dhe më emocionale, se nuk munda më të duroj një shkelje aq të rëndë dhe të paturpshme të gjithë dinjitetit të kombit tonë, njollosjen dhe ofendimit të pafytyrë të luftëtarëve dhe heronjve të lirisë, viktimave të luftës dhe gjithë qasjen tendencioze, antishqiptare dhe denigruese!

Letrën time të plotë e gjeni poashtu më poshtë.

Apeloj së pari te Qeveria e Kosovës, te Ministria e punëve të jashtme dhe diasporës të merr masa të menjëhershme dhe të reagojë zyrtarisht ndaj kësaj fushate të tmerrshme antishqiptare!

Apeloj te Ambasada e Kosovës dhe e Shqipërisë dhe te Konsullatat në Gjermani që të reagojnë menjëherë ndaj këtij fimi.

Apeloj te të gjithë bashkatdhetarët shqiptarë, të cilët janë të angazhuar në partitë politike dhe në këshillat komunalë për integrim në Gjermani dhe në vendet tjera gjermanishtfolëse, të reagojnë sa më shpejt kundër këtij filmi dhe të lobojnë në rrjetet e tyre të veprimit.

Apeloj te gazetarët, shkrimtarët dhe të gjithë intelektualët shqiptarë në trojet shqiptare dhe në mërgatë të japin kontributin e tyre në këtë rast!

Lus të gjithë miqtë e mi, ose miqtë tuaj, sidomos ata që kanë familjarë të vrarë, ata që kanë qenë vetë në luftë ose kanë përjetuar gjenocidin nga afër, të reagojnë në mënyrën e tyre.

Lus të gjithë bashkatdhetarët që edhe ata të shkruajnë emocionet e tyre, kur për herë të parë kanë arritur në Kosovë pas lufte, kur nuk i kanë gjetur familjarët në shtëpi por nëpër varreza, kur i kanë parë shtëpitë e djegura, kur e kanë vizituar Prekazin, Reçakun, Mejën e shumë vende tjera, ku serbët kanë kryer masakra të tmerrshme.

Lus miqtë e mi juristë në Gjermani të konsulltohen me njëri-tjetrin ose me ekspertë të ligjit për media për mundësinë e një padie ndaj regjisorëve e producentëvë të këtij filmi.

Sa më shumë ankesa do arrijnë në kanalin Bayerischer Rundfunk, aq më shumë do mirret edhe si çështje serioze. Letrat dërgoni në këtë adresë:

Bayerischer Rundfunk
Zuschauerservice

BR Fernsehen / Mediathek
E-Mail: [email protected]

Bayerischer Rundfunk

Anstalt des öffentlichen Rechts
Rundfunkplatz 1
80335 München
Telefon: 089 / 59 00-01
Telefax: 089 / 59 00-18 59 00

Faleminderit shumë dhe pres angazhim masiv.

_________________________________________________________________

Letra nga Bayersicher Rundfunk pas reagimit të parë

Sehr geehrter Herr Gashi,

danke für Ihre Zuschrift, vom Regisseur/Produzenten des Films haben wir folgende Rückmeldung zu Ihren kritischen Worten erhalten:

Ihre Kritik an dem Film "Kill Me Today, Tomorrow I'm Sick" sei Ihnen unbenommen. In einem demokratischen Staat, in dem es Meinungsfreiheit gibt, "darf" ein solcher Spielfilm selbstverständlich ausgestrahlt werden.

Im Jahr 1999 im Kosovo wäre dies nicht möglich gewesen, wie etliche Journalisten, auch kosovoalbanische, schmerzlich erfahren mussten. Gegen sie wurde seitens der UCK eine politische Fatwa verhängt.

Die Filmhandlung beruht großteils auf wahren Begebenheiten. Vielleicht sollten Sie sich über die ersten Verhandlungen vor dem Kosovo-Sondertribunal in Den Haag gegen UCK-Funktionäre sowie gegen den ehemaligen Präsidenten Thaci informieren.*

Zu keinem Zeitpunkt haben wir Geschichtsklitterung begangen. Die Opfer werden an keiner Stelle verhöhnt, sie waren u.a. der Anlass den Film zu produzieren.


Hoffentlich konnten wir für etwas Aufklärung sorgen.

Mit freundlichen Grüßen,
Ihr Zuschauerservice

Reagimi im

Sehr geehrte Damen und Herren,

vielen Dank für Ihre Antwort.

Welche "wahren Begebenheiten" meinen denn die Regisseure und die Produzenten?

Sie haben gezielt die negativsten Schlagzeilen und die Gerüchte herausgepickt, die bisher überhaupt nicht bewiesen sind und haben sie zu einem tendenziösen, unverschämten und realitätsfernen Gewurschtel zusammengeschnitten. Es gab während des Krieges und auch danach das Narrativ, dass den Albanern im Kosovo unter serbischer Herrschaft eigentlich ganz gut ginge und dass sie in Wirklichkeit die Aggressoren seien und die Serben die Opfer. Der Freiheitskampf und die Unabhängigkeitsbestrebungen der unterdrückten Kosovo-Albaner wurden auch damals belächelt und verunglimpft!

Was war denn vorher im Kosovo los? Warum hat die internationale Gemeinschaft und die NATO interveniert? Aus Jux und Dollerei?

Über 15.000 Menschen (die meisten Kosovo-Albaner) wurden im Kosovo zwischen 1997 und 1999 gezielt von der serbischen Polizei, der Armee und von den paramilitärischen Mörderbanden des serbischen Kriegsverbrechers Arkan getötet!

Über eine Million Menschen wurde gewaltsam aus ihren Häusern vertrieben, die Binnenflüchtlinge nicht mitgezählt!

Über 20.000 Mädchen, Frauen und Männer sind vergewaltigt worden!

Noch Tausende Menschen gelten als vermisst und verschollen!

80 Prozent der Häuser und der Infrastruktur wurden zerstört!

Dieses Narrativ der Täter-Opfer-Vertauschung und der Relativierung der Gräueltaten an den Albanern wird im Film bedient, das von serbisch-nationalistischen Kreisen begrüßt wird und möglicherweise auch von ihnen in Auftrag gegeben wurde.

Und mitnichten ist es wahr, dass seitens der UCK gegen Journalisten eine "Fatwa" verhängt wurde! Allein die Wortwahl ist unverschämt und impliziert schon wieder den Versuch, Kosovo in die extremistische und islamistische Ecke zu drängen!

Wir sind auch ein demokratisches Land, man darf einen solchen Film zeigen. Die Frage ist nur "warum"?

Mir ist schon bewusst, dass es sich hier um keinen Dokumentarfilm handelt.

Nichtsdestotrotz soll der Film im Kosovo spielen und Kosovo gibt es tatsächlich, es ist keine Fiktion, er soll auf wahren Tatsachen beruhen, die man nicht einfach so grob verdrehen kann, wie hier der Fall ist. Stellen Sie sich vor, man würde einen Film über einen anderen historischen Völkermord drehen (Ruanda, Srebrenica in Bosnien, Armenien usw.) und man würde überhaupt nicht die Opfer erwähnen?! Das wäre schon komisch, oder? Und wenn dieser Film fiktional sein soll, dann hätten die Macher nicht Kosovo und die dort lebenden Ethnien erwähnen sollen, sondern auch ein anderes Land und andere Menschen erfinden sollen. Man kann keinen zynischen Film über ein derart trauriges und ernstes Thema drehen. Offensichtlich fehlt den beiden Regisseuren, aber auch der ARD und den Unterstützern jegliche Sensibilität und Empathie.

Nicht nur die albanischen Opfer werden verunglimpft und verhöhnt, auch die dortige Gastfreundschaft und die Kultur. Denn mitnichten geht es im Kosovo zu, wie der Film unverschämterweise darzustellen versucht. Kosovo war vor dem Krieg und ist heute immer noch ein modernes, fortschrittliches, offenes, sehr gastfreundliches Land! Dass alle Frauen im Film ein Kopftuch tragen und diskriminiert sein sollen, ist auch ein Versuch, die Menschen im Kosovo als rückständig und islamisch-konservativ zu zeigen. Kosovo ist das einzige Land weltweit, das trotz der islamischen Bevölkerungsmehrheit eine große katholische Kathedrale im Stadtzentrum gebaut hat. Die Friedensnobelpreisträgerin Mutter Teresa kommt aus dem Kosovo! Die Popsängerinnen Dua Lipa, Rita Ora, Weltstars! Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Judoka aus dem Kosovo, beide gewannen die Goldmedaille für Kosovo bei den Olympischen Spielen in Rio de Janeiro und Tokio! Aber das interessiert ja unsere Regisseure nicht.

Ich frage mich nur, ob die beiden Regisseure oder auch die anderen, die den Film so loben, schon mal Kosovo besucht und die Menschen dort getroffen haben? Ich glaube nicht. Bei wem haben sie sich denn informiert? Aber das zeigt mal wieder die Überheblichkeit und die Nichtbeachtung "kleinerer Völker", die "Großen" wissen immer, wie die Kleinen sind und was für sie gut ist.

Eine weitere Unverschämtheit des Films ist die unangemessene und die übertriebene Kritik der westlichen Mitarbeiterinnen und Mitarbeiter der verschiedenen Missionen und Hilfsorganisationen. Natürlich kann in einer Nachkriegsgesellschaft nicht auf Anhieb alles gut gelingen und es gab tatsächlich Fälle, die kritikwürdig waren. Aber sie alle derart negativ, unter der Gürtellinie und tendenziös darzustellen, ist einfach unerträglich. Vor allem für Leute, und ich bin auch einer davon, die in dieser Zeit im Kosovo gearbeitet und zum Wiederaufbau beigetragen haben. Ich war mit dem Deutschen Roten Kreuz unterwegs und habe Menschen geholfen, ihr Haus aufzubauen, Lebensmittel verteilt, Brunnen gebaut usw. Die Menschen waren sehr dankbar, haben die internationalen Hilfskräfte sehr willkommen geheißen und freundlich empfangen. Im Film ist das natürlich anders. Der albanische Bauer lehnt auch die Kuh ab!!!

Ich könnte noch seitenweise Beispiele nennen, aber ich möchte es hiermit belassen. Auch die kluge und sehr reflektierte, auf wahren Fakten basierte Filmkritik von Verena Walzl sollte den beiden Regisseuren zu denken geben.

Ich hoffe, Sie verstehen meine Enttäuschung und meinen Ärger über diesen Film. Bitte leiten Sie auch diese Mail an die Regisseure und die Produzenten weiter.

Viel Erfolg weiterhin und alles Gute!

Mit freundlichen Grüßen

Driton Gashi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat