Pse seriali “Squid Game” po thyen rekordet e shikueshmërisë, dhe është shndërruar në sensacion

Filma

Pse seriali “Squid Game” po thyen rekordet e shikueshmërisë, dhe është shndërruar në sensacion

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 21:06
Squid Game

Seriali “Squid Game” është më shumë sesa thjesht një “hit” në Netflix – është gjithashtu shfaqja e preferuar e internetit.

I publikuar më 17 shtator, thrilleri nëntë-episodësh është gati të bëhet shfaqja jo-angleze më e shikuar në Netflix, “tha bashkëthemeluesi i Netflix, Ted Sarandos.

“Ka vetëm nëntë ditë që është publikuar dhe ka një shans shumë të mirë që do të jetë shfaqja jonë më e madhe ndonjëherë,” tha Sarandos muajin e kaluar.

Seriali “Squid Game” është shfaqja numër 1 në dhjetëra vende të botës, përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Korenë e Jugut.

Julia Alexander, një analiste e lartë e strategjisë në “Parrot Analytics”, tha se është e qartë se seriali “Squid Game” ka qenë një sukses masiv.

Në mediat sociale, përdoruesit nuk mund të ndalojnë së foluri për “Squid Game”, veçanërisht për disa nga lojërat e protagonistëve të saj, të cilat kanë nxitur qindra meme të paharrueshme. Në TikTok, hashtagu “#SquidGame” është parë më shumë se 22.8 miliardë herë.

Ky serial është përhapur për disa arsye: së pari prej argëtimit që ofron; “Njerëzit dëgjojnë për të, njerëzit flasin për të, njerëzit e duan atë, dhe ka një aspekt shumë social në të, i cili ndihmon në rritjen e shikueshmërisë jashtë asaj që ne bëjmë,” tha kreu i televizionit global të Netflix, Bela Bajaria, për Vulture.

Një arsye tjetër që “Squid Game” është bërë një fenomen kaq mbarëbotëror është aksesueshmëria e saj. Seriali është filmuar në gjuhën koreane, por Netflix ofron titra në 37 gjuhë dhe dubla në 34 gjuhë, duke i lejuar ata që nuk preferojnë të lexojnë titrat ta shijojnë atë..

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat