Në Kino Armata shfaqen dy filmat e regjisorit Samir Karahoda

Filma

Në Kino Armata shfaqen dy filmat e regjisorit Samir Karahoda

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:38
Kino Armata

Ngadalë dhe sigurt aktivitetet kulturore po kthehen, për ti dhënë gjallëri qytetit dhe më shumë mundësi qytetarëve tanë ti përcjellin ato.

Mbrëmë në Kino Armata u shfaqën dy filmat e regjisorit Samir Karahoda.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Filmat “Në Mes” dha “Pa Vend” kanë dy rrëfime me shumë peshë për periudha të ndryshme por edhe aktuale në të cilat po kalon shoqëria jonë.

“Në Mes” trajton dy tema paralelisht, fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje. Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve, sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes, kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje, ndërsa “Pa Vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme.

Të dy këta filma ishin pjesë e disa prej festivaleve më të njohura në botë përfshirë këtu Berlinalen, festivalin e Kanës dhe Akademinë Evropiane të Filmit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat