Aktori shqiptar tregon se si e fitoi rolin në filmin ‘Fast and Furious 8’

Filma

Aktori shqiptar tregon se si e fitoi rolin në filmin ‘Fast and Furious 8’

Më: 12 prill 2017 Në ora: 09:21
‘Fast and Furious 8’

Erand Hoxha mund të jetë një emër jo shumë i njohur në Shqipëri e më gjerë edhe për pak kohë.

Nuk dihet se çfarë i ka tërhequr regjisorët dhe producentët e huaj, por Erandi do të jetë shqiptari i parë që do të luaj në filmin aksion më të ndjekur në gjithë botën “Fast and Furious”. Përveç personazheve tashmë të njohura nga publiku, pjesë e kastit të këtij viti është edhe aktori shqiptar Erand Hoxha.

Erand Hoxha është 30 vjeçari plotë ambicie, nga Tirana të cilit mësohet se i është besuar nga regjisori roli ‘negativ’ i një garuesi, në garat e shpejtësisë që do të zhvillohen gjatë filmit.

Image

Xhirimet e kësaj pjese janë bërë në Reykjahlio të Islandës, në liqenin e ngrirë siç shihet edhe nga fotot. Në këtë intervistë ekskluzive për opinion.al ai tregon mënyrën se si arriti të futet në kontakt me regjisorët e filmit, marrëdhëniet me aktorët e tjerë dhe për projektet e ardhshme.

Cili është roli juaj në filmin “Fast and Furious 8”, a mund të na jepni ndonjë detaj mbi karakterin e rolit?

Atëherë aty kam rolin e personazhit negativ të një rebeli me forcat ruse, te cilat ne duam ti kapim e ti vrasim, pra jemi në ndjekje të personazheve kryesore, me pak fjalë vetëm aksion me armë nuk është se kam dialog në film.

Si arrite të kontaktoje me regjisorët e filmit dhe si ndihesh që u bëre pjesë “Fast and Furious”?

Te filmat e huaj kam arritur vetë të shkoj pa ndihmën e askujt, nëpërmjet platformës imdbpro, ku te dalin gjithë filmat që kërkojë personazhe aktor që u përshtaten karaktereve te filmit dhe aty ke mundësi të aplikosh vet, pa ndihmën e askujt, një nga këto aplikimet ka qenë dhe filmi “Fast and Furios” i cili i shpalli audicionet në shkurt të 2016.

Image

Pas aplikimit që bëra nuk është se pata ndonjë shprese se do përzgjidhesha, por ndodhi ajo që nuk e mendoja kurrë, me vjen një email nga Christopher Gray i cili është marrë me kastin e filmit “Fast and Furios”. Atij ja di për faleminderit që më përzgjodhi, në atë rol te i cili është i vogel por i madh për mua. U çudita kur pashë që më kishte shkruar: “We love your look and can’t wait to see what you ca do with this character”.

Në çfarë date do të mbahet premiera e parë e “Fast and Furios 8”?

Premiera zyrtare në gjithë vendet është datën 14 prill.

Cili është raporti juaja me aktoret e filmit?

Raportet me aktoret e tjerë nuk është se i kam pasur të ngushta, por me të gjithë aty kisha kontakte, në përgjithësi te gjithë janë shumë funny, shume të mirë.

Kush janë projektet e tua në të ardhmen?

Është një film anglo-shqiptarë “Elvis Walks Home, me regji të Johnatan Pearce dhe Fatmir Koçit. Këtu flitet për luftërat angleze që janë bërë në Serbi-Kosove-Shqipëri, ku pjese e pushtimit jam dhe unë, grabisim shtëpitë mbas luftës, rrëmbenim fëmijët u shisnim organet etj, pak a shumë ky është roli. Premiera zyrtare është në tetor. Dmth është film që ka dramë, luftë është një nga me të bukurit për mua.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat