Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër ‘Një Muaj’

Filma

Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër ‘Një Muaj’

Më: 15 prill 2017 Në ora: 15:27
Pamjet nga xhirimet

Kanë filluar xhirimet e filmit të metrazhit të shkurtër ‘Një Muaj’ me skenar dhe regji nga Zgjim Terziqi dhe producent Agon Syla, të cilat do të zgjasin deri më 3 maj 2017.

“Ky film flet për Anën, nje? grua të verbër nga Prishtina, pa shtëpi, rreth të 40-ave e cila përfiton asistencë sociale prej 120 euro në muaj. Falë marre?veshjes së kate?r motrave të saj, që janë zotuar që do të përkujdesen për të nga nje? muaj secila me radhë, Ana nuk arrin të zbrazë asnjëherë valixhen e saj.

Filmi i artistik "Një Muaj" trajton problemet e personave me nevoja të veçanta dhe vështirësitë e të mbijetuarit në skema sociale. I bazuar në ngjarje të vërtetë, ky rrëfim sjell ballafaqimet e kësaj kategorie në margjinat e përditshmërisë së Prishtinës.

Në këtë film luajnë aktorët: Luan Jaha, Njomëza Fetiu, Shengyl Ismaili, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, May-linda Kosumoviç, Rinesa Qeriqi, Era Balaj etj.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike ‘Broken Branch Production’, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Filmi pritet të jetë gati në muajin shtator të këtij viti”- njofton komunikata e QKK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat