Nuk do të ketë një “Alien 5”

Filma

Nuk do të ketë një “Alien 5”

Më: 2 maj 2017 Në ora: 18:49
Alien

“Alien 5” do të kishte regjinë e Neill Blomkamp, i cili ka realizuar filma si “Elysium”, dhe do të ishte lamtumira e Sigourney Weaver si Ripley, por, sipas Ridley Scott, filmi nuk do të bëhet kurrë.

Në një intervistë për “Allocine”, regjisori i famshëm tha: “Nuk besoj se do të bëhet. Nuk ka pasur kurrë skenar, vetëm një ide në e shkruar në 10 faqe. Unë do të isha producent, por Fox nuk donte ta bënte sepse kishin në dorë “Prometheus” dhe po punonin për “Alien: Covenant”.

Të gjithë të apasionuarit pas kësaj sage, do të duhet të kënaqen vetëm me “Alien: Covenant”, film që do të shfaqet gjatë muajit maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat