Shkëlqim Bunjaku, pjesë e projektit më të ri filmik “KanGur”

Filma

Shkëlqim Bunjaku, pjesë e projektit më të ri filmik “KanGur”

Më: 7 maj 2017 Në ora: 19:06
Shkëlqim Bunjaku

Aktori nga Kosova Shkëlqim Bunjaku do të jetë pjesë e projektit më të ri filmik “Kangur”, të regjisorit Luan Kryeziu. 

Pas suksesit në filmin, “Elvis walks home”, të regjisorit nga Shqipëria Fatmir Koçi, Shkëlqim Bunjaku, do të jetë pjesë e kastës së aktorëve në projektin filmik “Kangur”, me anë të të cilit paraqitet  mënyra shqiptare e të jetuarit në ditët e sotme. Ngjarjet e filmit Kangur zhvillohen në Tiranë prej nga është dhe personazhi kryesor në filmin, që trajton një temë sociale. 

Aktori Shkëlqim Bunjaku, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se ndihet i nderuar që është pjesë e kastës së aktorëve shumë të njohur që do të luajnë në filmin episodik “KanGur”.

Po ashtu, pjesë e këtij projekti filmik do të jenë, edhe aktorë të tjerë nga Kosova si Kushtrim Asllani, Hazir Haziri, Muhamed Arifi dhe Vlora Dervishi.

Kurse, nga Shqipëria në film do aktrojnë edhe fytyra të njohura si Klea Huta , Klodian Hoxha dhe Eva Murati.

Regjisori Luan Kryeziu me filmat e tij artistik ka marrë vlerësime dhe në festivale të ndryshme ku është prezantuar në botë.

Ai njihet si realizues i produksionit amerikan “SQUATTERS”, gjithashtu i përzgjedhur për serialin amerikan të platformes Netflix “Clash of the Vampires”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat