Ben Apolloni pjesë e rrjetit ndërkombëtar “Series Balkans”

Filma

Ben Apolloni pjesë e rrjetit ndërkombëtar “Series Balkans”

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 12:42
Ben Apolloni

Regjisori Ben Apolloni do të jetë pjesë e rrjetit Series Balkans, i cili është një rrjet ndërkombëtar, me seli në Francë, që ka në fokus krijimtarinë televizive ballkanike. “Unë jam ftuar nga Constantin Deliyannis që t’i bashkohem kësaj organizate dhe bashkë me ta të punoj në zhvillimin e projektit tim “Gjak për gjak”, një projekt për serial i zhanrit dramë, krim”, shprehet ai.

Ben Apolloni është regjisor, aktor, skenarist si dhe merret me përkthime të studimeve, që kanë të bëjnë me çështjet kulturore. “Series Balkans” është një projekt Juglindor- Europian dhe ballkanik i takimeve, shfaqjeve, leksioneve, po ashtu është pjesë e një projekti krijues dhe edukativ më të madh ballkanik dhe evropian, që synon krijimin e një shkolle studimore, që u siguron studentëve të Ballkanit tre muaj mësim dhe kurse trajnimi për shkrimin, shfaqjen, drejtimin, prodhimin dhe Marketingun e TVsë e të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat