Phoebe, me serial të vetin

Filma

Phoebe, me serial të vetin

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 11:01
Friends

Lisa Kudrow mund të rikthejë personazhin e Phoebe-t të “Friends” në një serial televiziv krejtësisht të vetin.

Së bashku me Marta Kauffman, bashkëthemeluesen e serialit të famshëm, Kudrow mund të ndjekë shembullin e Matt LeBlanc, i cili riktheu në një serial personazhin Joey.
 
Sipas “InTouch”, Kudrow dhe Kauffman po punojnë për skenarin. Burimet thonë se Phoebe do të jetë një grua e divorcuar që jeton në Nju Jork.

Ka shumë mundësi që në serial të shfaqen në role dytësore edhe aktorët e tjerë të “Friends”: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat