Arta Dobroshi pranon çmimin për filmin “Home”

Filma

Arta Dobroshi pranon çmimin për filmin “Home”

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 09:39
Arta Dobroshi

Filmi me skenar dhe regji nga Daniel Mulloy ka pranuar Golden Lion, ndërsa Arta Dobroshi ka pranuar çmimin duke treguar se ka jetuar gjysmën e jetës së saj si refugjate.

Aktorja Arta Dobroshi ka pranuar kësisoj çmimin që filmi “Home” ka pranuar në Cannes Lions Festival of Creativity.

Filmi me skenar dhe regji nga Daniel Mulloy ka pranuar Golden Lion, ndërsa Arta Dobroshi ka pranuar çmimin duke treguar se ka jetuar gjysmën e jetës së saj si refugjate.
Fjalimi i saj lidhet me vetë temën e filmit “Home”, i cili bëri krenarë shqiptarët pasi morri edhe çmimin BAFTA.

“Nuk ka rëndësi pjesën ku jeton, ne jetojmë të gjithë në një qytet të madh të quajtur Tokë. Asnjëri nuk jemi refugjatë. Të gjithë duam lumturinë, dhe besoj se në të ardhmen nacionaliteti ynë do të jetë një. Jam Arta Dobroshi, nacionaliteti im është lumturia dhe jetoj në një vend që quhet TOKË” ka thënë mes tjerash Arta e emocionuar për pranimin e çmimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat