“Bëra shkollë për Alienin?” - Bota Sot
“Bëra shkollë për Alienin?”

Filma

“Bëra shkollë për Alienin?”

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 10:21
Sigourney Weaver

Është një ikonë e kinematografisë sepse gjithmonë ka interpretuar femra të forta në karakter, por gjithçka do të kishte qenë ndryshe nëse Sigourney Weaver do të kishte refuzuar rolin në filmin “Alien”.

Aktorja e famshme ka zbuluar se nuk i pëlqeu aspak personazhi i Ellen Ripley në filmin e vitit 1979.

Për “Sydney Morning Herald”, 67-vjeçarja tha se nuk donte një film fantashkencë: “Thoja me vete që kam bërë gjithë atë shkollë aktrimi për diçka të tillë? Ishte një skenar shumë i zi. Por, kur pashë se si do të ishin alienët në film, ndërrova mendje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat