Një "Hyjneshë e Artë” për regjisorin Paul Haggis

Filma

Një "Hyjneshë e Artë” për regjisorin Paul Haggis

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 22:54
Paul Haggis

Mysafiri special i edicionit të nëntë të Festivalit të Filmit në Prishtinë, regjisori i njohur ndërkombëtar Paul Haggis, u nderua sonte në Prishtinë, për kontributin e tij të jashtzakonshëm në kinematografi.

Në natën finale të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, regjisorit Haggis, nga PriFilmFest 2017, iu nda një trofe nderi ”Hyjneshë e Artë”.

Gjatë fjalimit të tij më rastin e pranimit të ”Hyjneshës së Artë”, Haggis tha se derisa nuk është harruar historia në të cilën Kosova ka kaluar, një pëpjekje për të falur po ndodh duke ndarë cmime artistike gjithandej botës.

”Ndërsa nuk keni harruar përpiquni që të falni atë në të cilën keni kaluar. Ju këtë e bëni duke dhënë çmime për të gjitha vendet e botës”.

”Jam shumë i nderuar në këtë skenë, është një organizim i quajtur i pastër dhe uroj që të vazhdoni kështu për të kërkuar drejtësi”, ka përfunduar regjisori i njohur, Haggis.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat