Vin Diesel kthen Miami Vice?

Filma

Vin Diesel kthen Miami Vice?

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 22:23
Vin Diesel në Miami Vice

Gati 30 vjet pasi që seria Miami Vice ishte transmetuar për herë të fundit në televizion, ajo mund të kthehet falë një ribërje të këtij shou që po udhëhiqet nga Vin Diesel.

Ylli i filmave The Fast and the Furious dhe producenti Chris Morgan që ka shkruar gjastë filmat e kësaj franshize, do ta ringjallin këtë seri për NBC-në, që ishte transmetuar nga 1984 deri më 1990.

Besohet se Vin Diesel do të shërbejë vetëm si producent në këtë seri dhe se nuk do ta ketë ndonjë rol në këtë prodhim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat