Sezoni i tretë i Mr.Robot fillon me poezi të Cohen-it

Filma

Sezoni i tretë i Mr.Robot fillon me poezi të Cohen-it

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 08:05
Mr. Robot

Seria e vlerësuar lartë për dy sezonet e para, Mr. Robot, tani vjen me sezonin e tretë, traileri i të cilit shoqërohet me një poezi të Leonard Cohen.

Në këtë trailer,është inkorporuar edhe poezia “Demokracia” e poetit dhe muzikantit të ndjerë kanadez, Leonard Cohen”.

Janë dialogjet ato që i mungojnë këtij traileri që tashmë përfshin edhe një personazh të ri të luajtur nga ylli i Vinyl, Bobby Cannavale.

Duke vazhduar me temën “haktiviste”, llogaritë e Mr. Robot në mediet sociale po ua japin fansave një pasqyrim të shkurtër të sezonit të ardhshëm, përmes mesazheve të koduara, para premierës e cila jepet më 11 tetor të këtij viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat