Del në shitje çekani i Thor - Bota Sot
Del në shitje çekani i Thor

Filma

Del në shitje çekani i Thor

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 14:06
Chris Hemsworth

Çekani mitik i përdorur nga Chris Hemsworth në filmin Thor do të dalë në ankand muajin e ardhshëm.

Ky çekan që njihet me emrin Mjorlnir në filmat e Marvel, është burimi kryesor i fuqisë së heroit nga Asgardia – e që e ka përcjellë aktorin në tre filma solo dhe në dy tentimet e tij për ta shpëtuar botën me The Avengers.

Ky çekan besohet se do të shitet për diku 20 mijë deri në 30 mijë funte.

Ankandi do të mbahet në BFI IMAX të Londrës, ku po ashtu do të shiten edhe pjesë të tjera të historisë së kinemasë, përfshirë edhe kostumin e Joker të veshur nga Jack Nicholson nga Batman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat