Ornela Kapetani vlerësohet, si “Aktorja më e mirë protagoniste” në Sarajevë!

Filma

Ornela Kapetani vlerësohet, si “Aktorja më e mirë protagoniste” në Sarajevë!

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 07:00
Festivali i Sarajevës

Aktorja Ornela Kapetani është shpallur “Aktorja më e mirë protagoniste” në edicionin 23 të Festivalit të Sarajevës. Kapetani luan, si aktore protagoniste në filmin “Dita zë fill” (Daybreak) me regji të Gentian Koçit.

Film ky, që këto ditë konkurroi në kategorinë e filmave me metrazh të gjatë në Festivalit të Sarajevës, në Bosnjë-Hercegovinë. Subjekti i filmit në qendër ka historinë e një nëne, e cila ka një djalë një vjeç. Nën interpretimin e aktoreve Ornela Kapedani, Suzana Prifti dhe Kasëm Hoxha. Kjo dramë intime ndodh në një apartament në Tiranë. Personazhet, që mbajnë mbi shpatulla peshën qendrore të filmit janë dy femra, Leta dhe Sofia.

Leta është nëna e re, e cila prej muajsh nuk ka arritur të paguajë qiranë, për shkak të kushteve të vështira financiare që gjendet. Pasi i nxjerrin jashtë ata transferohen në shtëpinë e Sofisë. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e të moshuarës, Leta e punësuar prej vajzës së saj, përpiqet që të bëjë të pamundurën, që e sëmura të qëndrojë në jetë. Kjo marrëdhënie, sipas regjisorit, luhatet mes empatisë reciproke dhe qëllimeve pragmatike. Projekti është një bashkëprodhim shqiptaro-grek, prodhuar nga shtëpia kinematografike shqiptare.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat