Ky është aktori më i paguar në botë

Filma

Ky është aktori më i paguar në botë

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 19:21
Mark Wahlberg

Mark Wahlberg është zyrtarisht aktori më i paguar në botë për vitin 2017.

Ylli i Hollywood në 12 muajt e fundit ka fituar 68 milionë dollarë, dyfish më shumë se aktorja Emma Stone, që u shpall pak kohë më parë aktorja më e paguar në Hollywood.

46-vjeçari mundi aktorin Dwayne Johnson. ‘The Rock’ ra në vendin e dytë me 65 milionë dollarë amerikanë, ndërsa Vin Diesel vendosi të tretën me 54.5 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat