Seria që e shpëtoi të pafajshmin nga dënimi me vdekje

Filma

Seria që e shpëtoi të pafajshmin nga dënimi me vdekje

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 07:36
Dokumentari “Long Shot”

Dokumentari “Long Shot” ka zbuluar se si seria “Curb Your Enthusiasm” ishte përdorur për ta ndëshkuar me vdekje një person për krimin të cilin nuk e kishte kryer.

Ky dokumentar shpalos tregimin e Juan Catalan, i cili ishte arrestuar më 2003, dhe vazhdimisht e pohonte pafajësinë e tij duke thënë se ai kishte qenë në një ndeshje bejsbolli të klubit Los Angeles Dodgers natën kur kishte ndodhur krimi.

Kur avokati i Catalan kishte insistuar për detajet e mbrëmjes, Juan e kishte kujtuar se “ata mund të kenë qenë duke xhiruar diçka atë ditë”, por nuk arrinte ta kujtonte se çka saktësisht.

Kështu edhe doli të jetë, pasi që produksioni i serisë “Curb Your Enthusiasm” po e xhironte episodin e vitit 2004 “The Car Pool Lane”, ku personazhi i komedianit Larry David e merr një prostitutë me vete në një ndeshje bejsbolli.

Mrekullisht, Catalan u lirua nga çdo akuzë pasi që avokati i tij e kishte spikatur atë në episod, të ulur po në ulësen e njejtë në të cilën ai pohonte se kishte qenë i ulur, në një stadium me kapacitet prej 56 mijë ulësesh.

“Ne ishim gati për një luftë enorme”, thotë avokati i Catalan në trailerin e këtij dokumentari.

“Long Shot” do ta ketë premierën në Netflix më 30 shtator

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat