DiCaprion mund ta shohim në rolin e Jokerit

Filma

DiCaprion mund ta shohim në rolin e Jokerit

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 12:22
Leonardo DiCaprio

Qe disa ditë po qarkullojnë në internet spekulimet se kush do ta luajë rolin e Jokerit në filmin e ri të Martin Scorseses.

Ndërsa duke u bazuar në informacionet e kompanisë Warner Bros., Leonardo DiCaprion mund ta shohim në rolin e famshëm negativ.

Megjithëse nuk ka asgjë zyrtare, nga kompania amerikane shpresojnë për një tjetër bashkëpunim ndërmjet DiCaprios dhe Scorseses.

Aktori dhe filmbërësi kanë bashkëpunuar në filmat e suksesshëm, si “The Departed”, “Gangs of Neë York”, “Shutter Island” e “The Wolf of Wall Street’.

Warner Bros. ka vendosur të bëjë një tregim të detajuar për kundërshtarin e Batmanit, ndërsa shumëkush u befasua kur Scorsese ishte në listën e producentëve.

Në të kaluarën, atij nuk i kanë interesuar filmat me vazhdime, mirëpo ka bërë përjashtim në rastin e Jokerit, ndërsa nuk ka dyshim se DiCaprio është aktori i tij i preferuar.

Regjinë e filmit do ta bëjë Todd Phillips, ndërsa kujtojmë se ylli hollivudian nuk është shfaqur në ndonjë film të ri prej se e fitoi çmimin Oscar për “The Revenant”. Aktualisht, ai është duke punuar në disa filma.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat