James Bond i ardhshëm do të sjellë ndryshime të mëdha

Filma

James Bond i ardhshëm do të sjellë ndryshime të mëdha

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 18:02
Daniel Craig

Nuk ka dyshime se Daniel Craig edhe një herë do të paraqitet në rolin e James Bond. Tash është zbuluar se për çfarë filmi bëhet fjalë.

Faqja Page Six shkruan, se Bond në filmin e ri do të braktisë shërbimin sekret dhe do të martohet me gruan, të cilën e dashuron.

“Do të kthehet kur t’ia vrasin gruan”, ka thënë një burim i paemëruar për faqen Page Six.

Craig kohë më parë ka zbuluar se do të luajë serish rolin e Bond. Ai ka luajtur në madje katër filma të Bond - "Skyfall", "Casino Royale", "Quantum of Solace" dhe "Spectre".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat