Ndahet nga jeta aktorja Hajrie Rondo

Filma

Ndahet nga jeta aktorja Hajrie Rondo

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 19:25
Hajrie Rondo

Skenës teatrale ku më së shumti na ka përcjellë emocione, nga sot do t’i mungojë Hajrie Rondo. Aktorja u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare në shtëpinë e vajzës së saj në Himarë.

Prej disa vitesh Rondo vuante nga një sëmundje e rëndë. Pas operacionit të parë, aktorja u ngjit në skenën e teatrit Metropol për komedinë “Tre dhëndurët”.

Hajrie Rondo numëron rreth 120 role në teatër dhe 40 karaktere në produksione kinematografike dhe është e njohur si për brezin e vjetër të aktorëve, po ashtu edhe për të rinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat