Disa përfundime të sezonit final të “Game Of Thrones” do te xhirohen për episodin e fundit, me qëllim që të parandalojnë rrjedhjen e tregimit.
Presidenti i Programimit në HBO, Casey Bloys ka thënë që edhe vetë personazhet e këtij seriali nuk e dinë se si do të përfundoj.
“Përfundimi i serialit “Game Of Thrones” do të xhirohet disa herë në versione të ndryshme, kështu që askush në të vërtet nuk e di se si do të jetë fundi” ka thënë Bloys.
Sezoni i shtatë i Game of Thrones ishte goditur nga disa hakime, kështu duke rrjedhë online para publikimit.
Hakerët kanë publikuar skripte, dokumente të HBO-së dhe episode të pa publikuara nga show të ndryshme.
Sezoni i shtatë i Game Of Thrones, ishte shkarkuar ilegalisht më shumë se një miliard herë.
Kësaj radhe historia dhe tregimi i sezonit final do të mbahet më sekret se kurrë më parë.