Aktorja amerikane Linda Hamilton do të kthehet në filmin e njohur Terminator, i cili ka pasur dy vazhdime.
Kreatori i filmit James Cameron njoftoi se Hamilton është zgjedhur për rolin në këtë film, transmeton Hollywood Reporter.
Paramount Pictures sot ka konfirmuar lajmin. Cameron do të jetë producent i vazhdimit, në regji të Tim Miller, regjisor i "Deadpool".
Po ashtu është paralajmëruar edhe kthimi i Arnold Schwarzenegger.