Akademia e OSCAR mbledhje urgjente për rastin Weinstein

Filma

Akademia e OSCAR mbledhje urgjente për rastin Weinstein

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 11:04
Weinstei

Nikoqirët e Oscarit do të mbajnë mbledhje emergjente ku do të diskutohet për rolin e ardhshëm të manjatit të filmit Harvey Weinstein pas akuzave për ngacmime seksuale.

Akademia e Arteve të Filmit dhe Shkencave tha se akuzat për sulmin seksual kundër Weinstein ishin "të pështira".

Bafta, Akademia Britanike e Filmit dhe Televizionit, tashmë ka pezulluar anëtarësimin e tij.

Weinstein fuqimisht i mohon akuzat.

Akademia e SHBA, e cila ka shpërblyer me 81 çmime Oscar  filmat e prodhuar nga studioja Miramax e Weinstein dhe kompania Weinstein, tha se do të takohet të shtunën për të diskutuar akuzat kundër Weinstein dhe veprimet e mëtutjeshme  nga akademia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat