Xhirimi tragjik

Filma

Xhirimi tragjik

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 17:47
Ilustrim

Gjashtë ditë para vetëvrasjes, Chester qeshej dhe bënte shaka: “Këto janë ditët më të mira të jetës sime”.

Vetëm gjashtë ditë para se të varej në shtëpinë e vet, këngëtari i Linkin Park, Chester Bennington, xhiroi episodin e serisë "Carpool Karaoke".

Së bashku me të ishin Mike Shinod dhe Joe Hahn nga bendi, si dhe aktori Ken Yeong.

Në gjithë episodin, i cili zgjat mbi 20 minuta, Chester shfaqet i buzëqeshur dhe me disponim.

Në një moment, Chester thotë se këto janë ditët më të mira të jetës së tij.

Këngëtari ka folur edhe për gjashtë fëmijët e tij.

"Dëshiroj që fëmijët e mi të gjejnë diçka rreth së cilës janë të interesuar. Njëri adhuron sportin, vajzat adhurojnë muzikën dhe dëshirojnë të mësojnë instrumentet. Kjo është e mrekullueshme”, tha Chester.

Bennington mbyti veten më 20 korrik, në moshën 41-vjeçare. Ai me vite kishte vuajtur nga depresioni.

Emetimi i episodit "Carpool Karaoke" është lejuar nga familja Chester dhe kolegët e grupit muzikor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat