Bordi i Oscar-it e përjashton Harvey Weinstein

Filma

Bordi i Oscar-it e përjashton Harvey Weinstein

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 06:26
Harvey Weinstein

Bordi i Akademisë së Shkencës dhe Artit të Filmit ka përjashtuar regjisorin Harvey Weinstein, me shumicë votash, kështu duke e zhvendosur njërin nga personat me më së shumti influencë në Hollywood, në shtresën e ulët të famës.

Ky vendim është marrë pas një takimi emergjent të 54 anëtarëve të trupit qeverisës të akademisë, i cili u mbajt pas shpërfaqjes së disa akuzave për ngacmim seksual dhe një për perdhurim drejtuar Weinstein-it.

Në një deklaratë ky bord ka thënë që vendimi është marrë me më shumë se dy të tretat e votave.

Tutje në këtë deklaratë thuhet “nuk e kemi marrë këtë vendim vetëm që të distancohemi nga dikush që nuk e meriton respektin e kolegëve të tij, mirëpo që gjithashtu të përçojmë një mesazh që epoka e injorancës së qëllimshme dhe bashkepunimit të turpshëm në sjelljet grabitqare seksuale dhe ngacmimit në vendin e punës në industrinë tonë i ka ardhë fundi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat