Filmat horror që u inspiruan nga jeta e vërtetë

Filma

Filmat horror që u inspiruan nga jeta e vërtetë

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 20:40
Angelina Jolie luan Christine Collins

Shumica do të thonë se filmat e krijuar janë kryesisht vetëm një version i aktorëve të bukur, por disa filma horror dhe trilogji janë bërë vetëm pasi kishin ndodhur në realitet.

Ne e dimë se jeta ndonjëherë shkruan tregimet më tragjike, dhe ne sjellim disa prej më të tmerrshmëve.

Këta filma nuk duhet shikuar në të njëjtën mënyrë, pasi ne sjellim histori reale që fshihen pas skenarëve të tyre.

The Serpent and the Rainbow

Në film, antropologu nga Harvard shkon në Haiti për të shikuar ritualet vudu, ku njerëzit me ndihmën e pluhurit misterioz shndërrohen në zombi.

Filmi Wes Craven nga viti 1988 është krijuar sipas librit të antropologut Wade Davis. Nuk bëhet fjalë për fiksim: Davis me të vërtetë në Haiti kishte hulumtuar procesin e shndërrimit të njerëzve në zombi dhe ritualet vudu, dhe pastaj kishte shkruar librin, i cili kishte marrë kritika. Davis thotë se e tëra është e vërtetë.

Monster

Charlize Theron fitoi Oscarin për portretizimin e prostitutës Aileen Wuornos, e cila pas dhunimit fillon të vrasë klientët e saj.

Aileen në jetën reale kishte vrarë shtatë meshkuj dhe ishte dënuar me vdekje, në burgun e Floridës, më 2002.

The Amityville Horror

Çifti i ri i martuar me tre fëmijë zhvendosen në shtëpi, por pa e ditur se aty kishin ndodhur gjëra të dhunshme. Fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme dhe pronarët e ti menduan se shtëpia ishte “okupuar” nga shpirtrat e ligë.

Rrëfimi është inspiruar nga vrasjet, të cilat i ka kryer Ronald DeFeo Jr. në vitin 1974. DeFeo kishte vrarë prindërit e tij, Ronald dhe Louise, vëllezërit, Marca (12) dhe John (9), si dhe motrat, Dawn (18) dhe Allison (13).

Primeval

Grupi i gazetarëve arrin në Burundi për të gjetur krokodilin legjendar të gjatë mbi shtatë metra.

Bëhet fjalë për Gustav, krokodilin e Nilit, i cili thuhet të ketë ngrënë mbi 300 njerëz. Ai asnjëherë nuk ishte kapur dhe pothuajse ka statusin e mitit dhe mbi të është xhiruar edhe filmi dokumentar në vitin 2004, "Capturing The Killer Croc".

Ai kërkohet që nga viti 1990 nga Patrice Faye, i cili e ka pagëzuar me emrin Gustav. Vlerësohet se është i gjatë rreth 5,5 metra dhe peshon 900 kilogramë.

Herën e fundit është parë në qershor të vitit 2015, kur një banor e kishte parë të kishte kapur një bizon të madh dhe e kishte tërhequr në lum.

Changeling

Angelina Jolie luan Christine Collins, djali i së cilës Walter është zhdukur. Në filmin e Clint Eastwood policia e gjen, por nuk është e qartë nëse është djali i saj. Askush nuk dëshiron t’i ndihmojë dhe ajo niset vetë në kërkim me ndihmën e mediave.

Eastwood është inspiruar nga ngjarje të vërteta në vitet e njëzeta të shekullit të kaluar, në afërsi të Los Anxhelosit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat