Nik Xhelilaj nominohet për çmimet prestigjioze të filmit në Gjermani

Filma

Nik Xhelilaj nominohet për çmimet prestigjioze të filmit në Gjermani

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 10:15
Nik Xhelilaj

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj ka marrë një nominim të rëndësishëm për lojën e tij prej aktori.

Televizioni gjerman WELT dhe faqja Welt.de e kanë nominuar Xhelilajn në kategorinë e aktorit më të mirë të ri.

Xhelilaj, bashkë me nëntë aktorë e aktore tjera të reja në moshë janë nominuar për ICONIST – në kërkim të ikonave të reja të aktrimit, shkruan kultplus.

Në mesin e të nominuarve është edhe Edin Hasanoviq – aktor gjermano-boshnjak i lindur në Bosnje.

Xhelilaj është nominuar në këto çmime për rolin e tij në filmin gjerman televiziv Winnetou ku Xhelilaj vjen në rolin kryesor. Filmi është i bazuar në tri novela të Karl May.

Xhelilaj ka kërkuar votën për tu zgjedhur ikona dhe për të fituar në këtë kategori, ndërsa në çmimet e ICONIST dhe WELT janë edhe kategori të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat