Premiera e “Skyscraper”, me protagonist Dwayne Johnson

Filma

Premiera e “Skyscraper”, me protagonist Dwayne Johnson

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 13:56
Skyscraper

Ikona botërore e filmave aksion, Dwayne Johnson vjen premierë në rrjetin e kinemave “Imperial” këtë fundjavë, përmes filmit të tij të fundit “Skyscraper”.

Will është një ish-agjent i FBI-së, i cili ka humbur njërën këmbë gjatë një aksioni në punën e tij. Pas këtij aksidenti, FBI-ja e ngarkon me detyrën e kontrollorit të sigurisë, duke e caktuar të mbikëqyrë qiellgërvishtëset në mbarë botën.

Por, puna e re kërkon që Will të transferohet së bashku me familjen e tij dhe të nisë jetesën në një qiellgërvishtëse të sofistikuar në Hong Kong, një strukturë brenda së cilës ka gjithçka: parqe dhe hapësira pa fund.

Pasi largon çdo dyshim për sa i takon sigurisë së kësaj strukture gjigante, papritur ai akuzohet për rënien e zjarrit në këtë ndërtesë, që është më e larta e më e sigurta në botë.

Disa terroristë marrin në duar kontrollin e qiellgërvishtëses, duke e detyruar Willin t’i ndihmojë që të arrijnë të kenë në duar diçka që fshihet brenda strukturës. Për të realizuar qëllimin e tyre, ata i marrin peng vajzën, duke vënë në rrezik të gjithë familjen e tij.

Tashmë një njeri në kërkim, Will duhet të gjejë përgjegjësit, të pastrojë emrin e tij dhe të shpëtojë familjen, e cila ka ngecur brenda, mes flakëve dhe kërcënimeve të terroristëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat