Regjisori i “Gomorra” për Oscar, garon me “Dogman”

Filma

Regjisori i “Gomorra” për Oscar, garon me “Dogman”

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 06:18
“Dogman”, siç shpjegon Matteo Garrone, është një film që frymëzohet lirisht nga një krim i ndodhur 30 vite më parë.

Nga regjisori i “Gomorra”, Matteo Garrone, vjen tashmë filmi “Dogman”, i cili do të përfaqësojë Italinë në çmimet Oscar, në kategorinë e filmave me metrazh të gjatë në gjuhë të huaj. Film I cili ka predominuar mbi 20 filma të tjerë që kanë konkurruar për kandidim.

Dogman ka për protagonist Marcellon, një shitës kafshësh të urte dhe xhentil, i cili jeton për dy qëllime: për vajzën Alida, e cila ka pasion zhytjet dhe që ëndërron ta dërgojë në ndonjë ishull ekzotik, dhe qentë që i kuron dhe kujdeset për to me afeksionin me te madh.

“Dogman”, siç shpjegon Matteo Garrone, është një film që frymëzohet lirisht nga një krim i ndodhur 30 vite më parë, por që faktet nuk rindërtohen ashtu siç kanë ndodhur dhe siç janë paraqitur në kronikën e zezë.

Garrone ka nisur të punojë me skenarin 12 vjet më parë, ku përgjatë kësaj kohe e ka riparë disa herë skenarin për modifikime të ndryshme.

Vetëm me anë të takimit të protagonistit të filmit një vit më parë, më Marcello Fonten, me humanizmin e tij, regjisori arriti të ndriçohej se si ta trajtonte një subjekt kaq të zymte dhe të dhunshëm.

Marcello në përpjekje për ta shpenguar veten pas një jete plot me poshtërime, vete-gënjehet duke u iluzionuar se ka çliruar jo vetëm veten, por edhe lagjen e tij dhe ndoshta edhe botën; e cila në fakt mbetet gjithmonë e njëjtë, dhe pothuajse krejt indiferente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat