‘Game of Thrones’? Tani të gjithë po fiksohen pas ‘Babylon Berlin’

Filma

‘Game of Thrones’? Tani të gjithë po fiksohen pas ‘Babylon Berlin’

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 16:40
Në televizionin publik gjerman, ARD ka nisur të transmetohet seriali ‘Babylon Berlin’

Në televizionin publik gjerman, ARD ka nisur të transmetohet seriali ‘Babylon Berlin’. Kuotat kanë qenë befasuese.

Por kjo nuk është një surprizë. Seriali i ‘mëkateve’ ka thyer rekorde edhe nëpër botë.

Ai është seriali më i shtrenjtë që është prodhuar nga ndonjë vend jashtë SHBA dhe po pëlqehet kaq shumë, sa disa kritikë thonë se ia kalon edhe ‘Game of Thrones’.

Deri më tani seriali është shitur në 160 vende. Nju Jork Tajms e quan një sensacion televiziv.

Image

Seriali tregon historinë e një komisari policie, që vjen në Berlin në vitin 1929 me qëllim për të çmontuar një rrjet mafioz të pornografisë.

Politikë, seks, jetë nate, çmenduri, drogë, armë, korrupsion dhe krim, ky serial i ka të gjitha.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat