Befason Tilda Swinton, vjen në rolin e një të moshuari 82-vjeçar

Filma

Befason Tilda Swinton, vjen në rolin e një të moshuari 82-vjeçar

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 09:54
Tilda Swinton

Tilda Swinton ka pësuar më shumë transformime në ekran sesa çdo aktor tjetër i gjeneratës së saj.

Por fituesja e çmimit Oskar ka kapur përsëri Hollywood-in në befasi.

Aktorja e famshme ka vendosur ti japë fund muajve të spekulimeve duke pranuar se është ajo në të vërtetë aktori 82-vjeçar Lutz Ebersdorf që do luajë rolin e Dr. Josef Klemperer në filmin e ardhshëm "Suspiria".

Asaj iu deshën katër orë për tu rikthyer në një të moshuar 82-vjeçar.

Angazhimi i saj në rol shkoi edhe më tej, kur aktorja pranoi për The New York Times se vendosi organe gjenitale të rreme për t'ju përshtatur rolit.

Swinton gjithashtu luan rolin e Madame Blanc në filmin që do publikohet në fund të tetorit, por zbulimi i saj i jep fund një misteri të gjatë rreth rolit të Klemperer.

Ky karakter fillimisht i ishte kredituar "aktorit të parë" Ebersdorf.

Por më vonë u spekulua se të dy rolet po i mbante në Sëinton pas fotove të publikuara në internet nga sheshxhirimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat