Aktorja dëbohet nga aeroplani për shkak të qenit

Filma

Aktorja dëbohet nga aeroplani për shkak të qenit

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:53
Aktorja e Hollywoodit Tara Raid

Aktorja e Hollywoodit Tara Raid është dëbuar nga fluturimi në mes të Los Anxhelosit dhe Nju Jorkut, pasi ajo po grindej me punonjësit rreth përzgjedhjes së ulëses.

Dëshmitarët pohojnë se aktorja ishte e zemëruar që nuk kishte marrë një jastëk dhe një vend pranë dritares. Pas dështimit të qetësimit të situatës, ekuipazhi i kërkoi asaj të largohej nga aeroplani, gjë të cilën edhe e bëri.

Aktorja pretendon se ajo vullnetarisht u largua nga fluturimi pasi nuk e lejuan të mbante qenin e saj në prehër gjatë fluturimit, por i propozuan që ta vendosë në bagazhin mbi kokë ose në zonën e ngarkesës së aeroplanit.

Pas largimit nga aeroplani, ajo arriti të kapë një tjetër fluturim ku u lejua të mbante qenin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat