“Mallkimi i La Lloronas”/ Ky është filmi horror që bazohet në legjendën më të frikshme meksikane

Filma

“Mallkimi i La Lloronas”/ Ky është filmi horror që bazohet në legjendën më të frikshme meksikane

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:45
La Lloronas

Traileri i filmit më të ri në zhanrin horror, “Mallkimi i Lloronës”, sipas parashikimeve do të shndërrohet ndër më të pëlqyerit tek adhuruesit e këtij zhanri.

Filmi është bazuar në një legjendë të frikshme, mjaft të njohur meksikane.

Legjenda e La Lloronës, flet për një vajzë e frikshme e cila i detyron njerëzit të kenë frikë Zotin.

Shpirti i legjendës përshkruhet si një vajzë e gjatë, e bekuar me bukuri natyrale dhe flokë të gjatë, të zinj. Ajo mban veshur një fustan të bardhë dhe endet në lumenj gjatë natës duke kërkuar për fëmijë që t’i fusë në varre ujore.

Askush nuk e di si lindi kjo legjendë, megjithëse gojëdhënat flasin për një nënë e cila gjeti fëmijët e saj të mbytur dhe është dënuar t’i kërkojë ata në përjetësi në lumenj dhe liqene.

La Llorona ose ndryshe “Maria”, lindi në një familje provinciale në një fshat të vogël. Bukuria e saj kapi vëmendjen e të pasurve të zonës.

Gjatë darkave thuhej se ajo vishte një fustan të bardhë dhe shkonte në vendet e zonës ku kërcehej e aty çmendte burrat të cilët e adhuronin dhe mezi prisnin mbërritjen e saj.

Ajo kishte dy djem të vegjël të cilët e kufizonin që të dilte çdo natë. Shpesh nëna e re i linte në shtëpi dhe dilte gjatë natës për t’u dëfryer me zotërinj të pasur.

Një ditë dy djemtë e vegjël u gjetën të mbytur në lumë dhe nuk u mor vesh kurrë nëse i kishte mbytur ajo vetë apo ishte aksidentale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat