Rusia ndalon transmetimin e filmit hollivudian “Hunter Killer”

Filma

Rusia ndalon transmetimin e filmit hollivudian “Hunter Killer”

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 07:12
Donovan Marsh

“Hunter Killer” është një film rreth një kapiteni të papërvojë të nëndetëses amerikane, e cila në bashkëpunim me njësitë speciale në ujërat e Artiktës, arrin që të shpëtojnë presidentin rus.

Në film, presidenti i Rusisë është një peng i terroristëve rusë që përgatisin grusht-shtetin dhe kërcënojnë provokimin e Luftës së Tretë Botërore.

Filmi i regjisorit Donovan Marsh, i cili është një adaptimi i librit “Firing Point”, me yjet si Gary Oldman, do të shfaqej në 850 kinema në Rusi.

Filmi u ndalua më parë në Ukrainë për shkak të tensioneve ruso-ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat