Me një postim emocionues, Sylvester Stallone i thotë 'lamtumirë' Rocky-t

Filma

Me një postim emocionues, Sylvester Stallone i thotë 'lamtumirë' Rocky-t

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 18:29
'Rocky'

Nuk ka më 'Rocky'.

Duket se tashmë i ka ardhur më të vërtetë fundi dhe pas më shumë se 40 vitesh dhe 8 filmave të realizuar, Silvester Stallone var dorezat e Rocky Balboas në gozhdë.

Ka qenë vetë aktori i cili nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram ka treguar se tashmë po jep njëherë e mirë “dorëheqjen” nga ky film me arsyen se do t;i lëtë hapësirë brezit të ri. Bëhet fjalë për Adonis Johnson, heroi i Sagës “Creed” .

“Edhe pse me zemrën e coptuar gjithçka që nis e ka edhe një fund. Rocky nuk do të vdesë kurrë sepse jeton tek ju. “- ka shkruar aktori.

“Sot që po tërhiqem dhe historia ime tashmë është treguar, një botë e re po hapet për publikun me këtë brez të ri”, tha  Stallone në videon e regjistruar në një plazh gjatë filmimeve të “Creed II”, i cili u publikua në SHBA më 21 nëntor. Nga viti 1976, aktori ka interpretuar 8 herë rolin që e bëri të famshëm dhe e nominoi për disa herë me radhë në çmimet Oscar. Legjendë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat