Varianti më i ri i “Robin Hood” vjen në kinematë Imperial

Filma

Varianti më i ri i “Robin Hood” vjen në kinematë Imperial

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 07:32
“Robin Hood”

Taron Egerton, Ben Mendelsohn, Jamie Dornan, Jamie Foxx e shumë yje të tjerë të kinemasë, bashkojnë forcat në variantin më të ri kinematografik të ‘Robin Hood’, i cili vjen këtë fund Nëntori në të gjithë rrjetin e kinemave Imperial.

Regjisori i ‘Robin Hood’ ka preferuar që të shtyjë xhirimet e këtij filmi, për të pritur personazhin kryesor Taron Egerton, i cili gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar edhe me xhirimet e “Kingsmen-the Golden Circle”.

Gjatë xhirimeve të filmit në Dubrovnik, aktori Jamie Foxx është përballur me një incident, teksa po darkonte me miqtë e tij, dy kroatë i afrohen dhe hedhin drejt tij batuta diskriminuese për shkak të racës së tij.

Kjo ka bërë që të mbërrijë policia vendase dhe dy kroatët, që mesa duket nuk e njohën yllin e Hollowood-it, të përfundojnë në burg. ‘Robin Hood’-i i fundit është ai i prodhuar në vitin 2010, ndërsa i pari në 1908-ën, plot 110 vite më parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat