Një vashë shpëtohet nga kthetrat e trafikantëve!

Financa

Një vashë shpëtohet nga kthetrat e trafikantëve!

Nga: M. Shasivari Më: 2 prill 2009 Në ora: 02:05

Prizren, prill - Policia hetuese në Prizren, me urdhër të gjykatësit, të mërkurën mbylli dy lokale të dyshimta, pasi në njërin prej tyre, u gjet një vashë, shtetase e Shqipërisë, e cila nuk kishte asnjë dokument identifikimi. Me dyshimin se ajo ishte viktimë e prostitucionit, policia e ka sistemuar viktimën në një strehë të sigurt, me synimin e kthimit të saj në vendlindje. Në kuadër të këtij operacioni policia ka kontrolluar 50 automjeteve të dyshimta si dhe mbi 70 qytetarë, midis të cilëve është arrestuar njëri prej tyre, me dyshimin e falsifikimit të bankënotave. Policia ka njoftuar se ky operacion ka pas qëllim zbulimin e akteve të jashtëligjshme, siç është droga, prostitucioni, trafikimi i njerëzve, armëve ilegale si dhe arrestimi i personave të kërkuar e të dënuar nga gjykatat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat