Policët serbë arrestojnë Bekim Hereqin

Financa

Policët serbë arrestojnë Bekim Hereqin

Më: 4 prill 2009 Në ora: 20:35

Natën midis të premtes dhe të shtunës, rreth orës 1.00, në pikën kufitare Hungari - Serbi, në Suboticë, autoritetet serbe kanë ndaluar shqiptarin Bekim (Hajdin) Hereqi, nga fshati Kralan i Gjakovës, i moshës 34 vjeç, i cili punon dhe jeton në Austri, njoftoi Policia e Kosovës. Sipas njoftimeve të para, ai është ndaluar me arsyetimin se paska një dënim të pa paguar para luftës. Që nga ora 1.00 e datës 4 prill 2009, familjarët nuk kanë asnjë informatë për fatin e tij përkundër përpjekjeve nga Policia e Kosovës për të siguruar ndonjë informatë, ka thënë një nga vëllezërit e Bekimit, Fehmi Hereqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat