Nis publikimi i raporteve të auditimit të Pasqyrave Financiare 2019

Financa

Nis publikimi i raporteve të auditimit të Pasqyrave Financiare 2019

Më: 27 prill 2020 Në ora: 10:35
Ilustrim

Nga kjo javë, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) do të fillojë publikimin e raporteve të auditimit të rregullsisë për Pasqyrat Financiare Vjetore 2019.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë të ditur se janë duke i përcjell me vëmendje të gjitha veprimet financiare dhe të menaxhimit të sistemeve shtetërore gjatë pandemisë.

“Për auditimin e entiteteve për të cilat do të publikohen raportet në ditët në vijim,ekipet audituese kanë poseduar të gjitha informatat dhe dëshmitë që ofrojnë siguri të mjaftueshme për dhënien e opinionit të auditimit dhe rekomandimeve, siç kërkohet me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA)”.

“Që nga shfaqja e pandemisë COVID – 19 në vendin tonë, kemi ndërmarrë të gjitha veprimete duhura,duke punuar me stafin esencial në zyre dhe pjesën tjetër me punë nga distanca për të realizuar auditimet e parapara për këtë fazë, me Planin Vjetor të Auditimit. Shpresojmë që me lehtësimin e masave kundër përhapjes së virusit, do tëvazhdojmë aktivitetin audituesme intensitet të plotë, në mënyrë që të jemi në gjendje të përmbushim mandatin institucional e ligjor”.

“Gjithashtu, jemi duke përcjellë me vëmendje të gjitha veprimet financiare dhe të menaxhimit të sistemeve shtetërore në këto rrethana të pazakonshme të ballafaqimit me pandeminë COVID-19. Lidhur me këtë, po punojmë në kuadër tëOrganizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme tëAuditimit (INTOSAI) që edhe në Kosovë tëndërmerren veprimet e ngjashme dhe me të njëjtat standarde, siç po aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Prandaj,u bëjmëthirrje të gjithë drejtuesve të institucioneve publike që vendimet e marra t’i mbështesin në parimet e përgjegjësisë, menaxhimit të shëndoshë financiar,si dhe në ligje dhe rregullore”, ka thënë Osmani.

Në fazën e parë, do të publikohen njëzetetre (23) raporte, prej të cilave: njëmbëdhjetë (11) i përkasin institucioneve të nivelit qendror; një (1)institucioneve të pavarura, si dhe njëmbëdhjetë (11) institucioneve të nivelit lokal (komunave).

Përkatësisht, do të publikohet raporti i auditimit për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK); Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS); Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL);  Ministrinë e Drejtësisë (MD); Ministrinë  e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor (MMPH); Ministrinë e Mbrojtjes (MM); Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS); Ministrinë e Integrimit (MI); Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS); Doganën e Kosovës; Zyrën e Kryeministrit (ZKM); Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ); Komunën e Mamushës; Komunën e Klinës; Komunën e Deçanit; Komunën e Prishtinës; Komunën e Mitrovicës së Jugut; Komunën e Leposaviqit; Komunën e Vushtrrisë; Komunën e  Rahovecit; Komunën e  Ferizajt; Komunën e Podujevës dhe për Komunën e Shtërpcës.

Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit promovojnë drejtpërsëdrejti llogaridhënien e institucioneve publike, rrisin besimin në shpenzimin e fondeve publike dhe luajnë një rol aktiv në sigurimin e interesit të taksapaguesve dhe të palëve tëtjera të interesit për rritjen e përgjegjësisë së organizatave buxhetore, për menaxhim të mirë të fondeve publike.

Të gjitha raportet e auditimit publikohen në uebfaqen zyrtare të Zyrës Kombëtare të Auditimit (http://www.zka-rks.org/),  ku kanë qasje të plotëtë gjithë qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat