14 mijë euro, bileta më e shtrenjtë e aeroplanit

Financa

14 mijë euro, bileta më e shtrenjtë e aeroplanit

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 14:44
ilustrim

Milionerët nga tani mund të udhëtojnë nga Londra në Melburn dhe të kthehen, ngase është në shitje bileta më e shtrenjtë e avionit në botë që ofron kompania “Etihad Airways” dhe kushton 14.000 euro.

Ata që blejnë këtë biletë, në dispozicion do të kenë suitë tri dhomëshe. Çmimi i biletës nga Londra në Melburn ka tejkaluar shumë bileta të shtrenjta aeroplani që ishin paguar nga New York – Mumbai, me një kosto rreth 12.000 euro. Avioni Airbus A380 i kompanisë “Etihad Airways” thotë se pasagjerët e fluturimit do të kenë një dhomë dite, dhomë gjumi dhe banjo me dush.

Ky është i pari apartament i një fluturimi komercial. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 125 metra katrorë, të vendosura në anën e sipërme të avionit A380 dhe është në dispozicion për një ose dy persona. Dhoma është e pajisur me një TV 32-inch LCD, një divan të mbuluar me lëkurë, dy tavolina ngrënie.

Para se të uleni, pasagjerët mund të freskohen në banjo, e cila ka një dush, pasqyrë dhe tharëse flokësh. Çmimi në biletë përfshin transportin luksoz në aeroport, check-in privat, qasje në një sallë pritjeje private dhe një person përgjegjës për bagazh.

Etihad Airways aktualisht ka tre aeroplanë në dispozicion nga Londra në Melburn, në mënyrë që mysafirët të gëzojnë lehtësitë e fluturimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat