1.89 milion llogari bankare

Financa

1.89 milion llogari bankare

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 21:10
ilustrim

Nga raportimet e bankave në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) rezulton se në fund të vitit 2015, numri i përgjithshëm i llogarive bankare të klientëve ishte rreth 1.89 milion, që paraqet një rënie prej 1.6 për qind krahasuar me fundin e vitit 2014, ku rreth 98.52 për qind e llogarive janë të rezidentëve, ndërsa rreth 1.48 për qind janë të jorezidentëve, raporton Gazeta Ekonomia.

Nga totali i llogarive, në fund të vitit 2015, rreth 187.3 mijë llogari kishin qasje “online” nga interneti për të kryer pagesa apo për të kontrolluar gjendjen e llogarisë, duke shënuar një rritje prej 18.7 për qind në krahasim me vitin 2014.

Në dhjetor të vitit 2015, janë raportuar 837,747 kartela me funksion debiti, 203,845 kartela me funksion krediti. Këto kartela kanë mundur të përdoren në 540 terminale ATM (bankomat) dhe 9,705 terminale POS (pika të shitjes) të vendosura nëpër Kosovë.

Në krahasim me vitin paraprak, numri i terminaleve ATM është rritur për 8.4 për qind dhe numri i terminaleve POS me 3.8 për qind.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat