Interesat e bonove 12-mujore në 1.4%

Financa

Interesat e bonove 12-mujore në 1.4%

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 15:52
Ilustrim

 Interesat e bonove të thesarit u rritën lehtë në ankandet e të martës. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesi i bonove 12-mujore u rrit në 1.4%, nga 1.28% që pati qenë në ankandin e mëparshëm.

Ndërsa interesi i bonove me maturim 6-mujor zbriti lehtë në 0.86%, nga 0.94%, që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Si rrallë herë këtë vit, qeveria nuk siguroi dot të gjithë shumën e shpallur të borxhit, prej 9.5 miliardë lekësh.

Vlera totale e kërkesave në ankande nuk shkoi më shumë se 8.8 miliardë lekë. Në gjysmën e parë të këtij viti, qeveria e ka rritur përsëri huamarrjen në tregun e brendshëm financiar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat