Hoti diskuton me artarët për politikat e reja fiskale

Financa

Hoti diskuton me artarët për politikat e reja fiskale

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 16:21
Avdullah Hoti

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka diskutuar sot me komunitetin e biznesit për pakon fiskale 2.0 . Ai sot është takuar me Shoqatën e Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës, në një diskutim publik të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

 Hoti duke prezantuar masat e Pakos fiskale 2.0, të cilat janë aprovuar në dhjetor të vitit të kaluar, se  MF-ja është në fazën e konsultimeve me të gjithë akterët për politikat e reja fiskale.

Andaj, qëllimi i këtij takimi, sipas tij,  është që të prezantojnë para juve masat e Pakos Fiskale 2.0 të cilat janë aprovuar në parim nga Qeveria, masat tjera që i janë shtuar kësaj liste pas konsultimeve me komunitetin e biznesit, si dhe të marrim nga ju sugjerimet shtesë për këtë pako.

Ndërsa, përfaqësuesit e Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës vlerësuan lart këtë praktikë të Qeverisë së Kosovës që para finalizimit të politikave të reja fiskale të diskutojë me komunitetin e biznesit dhe gjithë akterët tjerë në këtë proces, me qëllim të krijimit  të një klime sa më të mirë të të bërit biznes në Kosovë. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarët për informim përmes një komunikatë për media. 

 Në kuadër të diskutimeve dhe propozimeve të tyre, ata kërkuan ndryshimin/plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Skemën e Veçantë për Arin e Investueshëm, përkatësisht korrigjimin e Nenit 2 dhe të Nenit 3 pika 1.8 të këtij Udhëzimi, si dhe trajtimin e kërkesave tjera të tyre përmes këtij Udhëzimi. Me këtë rast Hoti gjithashtu shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Financave që të diskutojë mundësinë e plotësim/ndryshimit të Udhëzimit Administrativ për Skemën e Veçantë për Arin e Investueshëm.

Në këtë takim morën pjesë edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Nahit Sharku, kryetari i Shoqatës së  Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës Enver Pakashtica si dhe anëtarë tjerë të Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat