Njerëzit i lënë hipotekë shtëpitë e tyre për të investuar në Bitcoin

Financa

Njerëzit i lënë hipotekë shtëpitë e tyre për të investuar në Bitcoin

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 14:52
Bitcoin

Deri sa Bitcoin po behët një lojtar i rëndësishëm, me tituj tërheqës lidhur me rritjen e saj nga 1,000 dollarë në mbi 19 mijë dollarë në një vit të vetëm, në këtë rast investitorët amatorë janë të dëshpëruar lidhur aksionet e tij.

Sipas Joseph Borg, drejtor i Komisionit të Letrave me Vlerë në Alabama, këta investitorë janë aq shumë të gatshëm të grumbullojnë borxhe të mëdha kreditore dhe në disa raste të lënë peng shtëpitë e tyre.

“Ne kemi parë që hipotekat po merren për të blerë Bitcoin. Njerëzit bëjnë karta krediti dhe linja të kreditit”, tha Borg për “Power Lunch”.

Bitcoin bëri një hap drejt pranueshmërisë më të gjerë pas debutimit të tij në bursën e “Cboe Global Markets Inc.” gjatë fundjavës së kaluar. Por, Borg nuk e sheh atë në këtë mënyrë. Ai është i shqetësuar për mungesën e një rregullatori për Bitcoinin dhe vëren se ata po e kanë të vështirë ta mbajnë hapin e ritmit të inovacionit të kriptovalutave.

“Ndërsa teknologjia vazhdon të përshpejtohet dhe vazhdon të rritet, rregullatorët duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh me inovacionin dhe ne jemi ende duke u përpjekur për t’u arsimuar”, tha ai.

Milioneri i cili u pasurua nga Bitcoin, Grant Sabatier, ka shkruar në blogun e tij se pse ai mendon se blerja e kriptovalutave është një ide e keqe.

Sabatier thuhet se e bleu monedhën kur Bitcoin ishte duke tregtuar për 200 dollarë. Aktualisht portofoli i tij vlerësohet në rreth 1,148,720 dollarë. Kështu, Sabatier e pranon se ishte paraja më e lehtë që ai kishte bërë ndonjëherë. Ai paralajmëron investitorët e rinj që të ndjekin hapat e tij.

Në blogun e tij “Millenial Money” shpjegon se pse nuk është koha që të bësh blerje të mëdha në Bitcoin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat