Pesë vjet pas aksidentit, kështu jeton sot Schumacher

Formula 1

Pesë vjet pas aksidentit, kështu jeton sot Schumacher

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 21:48
Schumacher

“Kështu jeton sot Schumacher”. Me këtë titull të kopertinës, “Bild” rindez shpresat për lexuesit e tij për një rikthim të mundshëm të kampionit të Formula 1 vetëm pak ditë nga pesëdhjetë vjetori i ditëlindjes së tij.

Janë rreth 10 “ekspertë të rehabilitimit”,  përfshirë fizioterapistë, infermierë dhe kujdestarë, të cilët ndihmojnë familjen Schumacher për të ndihmuar Michael.

Në pesë vitet e fundit, zyra e vjetër e Schumit është shndërruar në një dhomë spitalore super të pajisur. “Asgjë nuk është lënë pa lëvizur për të shpejtuar shërimin e Schumacher”, thotë Bild, i cili raporton se, ndër të tjera, i është vënë të dëgjojë edhe uturimën e makinës së tij të garave. Pyetjes se si është sot Schumacher, Bild i jep një përgjigje të shkurtër, duke shtuar se “kampioni i Ferrarit nuk është më në rrezik për jetën”.

“Por ka një arsye pse Schumacher që nga aksidenti pesë vjet më parë nuk ka mundur të shfaqet në publik”, tha e përditshmja, duke lënë një atmosferë të mistershme.

Gazeta pasqyron kështu opinionin e një neurobiologu të Institutit Max-Planck, Tobias Bonhoeffer, i cili thotë se “në përgjithësi këputja e indeve nervore në tru apo palcës kurrizore nuk mund të riparohet. Ky është dallimi me të gjitha indet e tjera njerëzore të tilla si lëkura apo mëlçia, qelizat e të cilave rigjenerohen, edhe pse në disa raste aksidentesh, disa qeliza mbështesin punën e atyre të dëmtuara, në rastin e një dëmtimi të rëndë në tru, si ai që me sa duket ka ndodhur me Schumacher, ku nuk ka qeliza nervore të mjaftueshme që mund të bëjnë punën e të tjerave”.

Për gruan e Schumacher, Sabine Kehm, “kam një konsideratë të lartë, e admiroj se si e përballon me përgjegjësi këtë situatë të vështirë dhe për mënyrën e ndryshimit minimal të kushteve shëndetësore të Michael Schumacher”, thotë shkencëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat