Njeriu i afërt i Schumacher zbulon një detaj interesant pesë vite pas aksidentit

Formula 1

Njeriu i afërt i Schumacher zbulon një detaj interesant pesë vite pas aksidentit

Më: 2 janar 2019 Në ora: 09:09
Ross Brawn dhe Michael Schumacher

Michael Schumacher nesër (e enjte) i mbush 50 vite.

Michael Schumacher do ta festojë ditëlindjen e tij për herë të parë pas pesë vitesh qëndrimit në koma.

Ish-trajneri i legjendës së Formula 1, Ross Brawn, ka thënë se ai është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e tij, duke bërë me dije se ata kanë bërë mirë që e kanë mbajtur të fshehtë gjendjen e tij.

Por, menaxheri i Schumacher, Willi Weber, ka thënë se nuk është në rregull që fansat e tij nuk dinë asgjë rreth jetës së legjendës.

“Më vjen shumë keq që fansat e Michael nuk e dinë gjendjen e tij. Pse nuk u tregohet e vërteta?”, ka thënë Webber.

Ndërsa, Brawn ka reaguar duke thënë se ai është në kontakt me familjen e Schumacher dhe është i mirë ai vendim.

“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me familjen e tij dhe pajtohem me vendimin e tyre.

“Michael gjithmonë ka qenë person që e ka mbajtur të fshehur jetën e tij dhe unë e kam respektuar gjithmonë atë vendim.

“Unë jam i sigurt që miliona fansa do ta kuptojnë atë dhe duhet ta respektojnë atë vendim”, ka shtuar më tej Brawn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat