Ferrari fiton sfidën e parë

Formula 1

Ferrari fiton sfidën e parë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:58
Ferrari

Ferrari ka arritur të sigurojë shërbimet e pilotit të ri gjerman Pascal Wehrlein, i cili do të ketë detyrën e pilotit kolaudator te makina italiane për vitin 2019.

Wehrlein, 24 vjeç, ka garuar për dy sezone në Formula 1 (2016 e 2017) me makinat Manor dhe Sauber. Por vjet ai ka qenë piloti i tretë i Mercedes, kontrate që përfundoi më 31 dhjetor.

Ferrari ka vendosur t’i besojë talentit të ri gjerman, që në Formula 1 numëron 39 gara, por pa mundur të grumbullojë asnjë pikë. Wehrlein do të zëvendësojë në këtë detyrë të riun Antonio Giovinazzi e Daniil Kvyat. Pavarësisht se do të testojë në favrikë makinën Ferrari, piloti i ri gjerman do të vazhdojë të garojë në pistë me Mahindra, në Formula E.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat