Qeni i Hamilton, fiton 700 euro në ditë

Formula 1

Qeni i Hamilton, fiton 700 euro në ditë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 00:53
Lewis Hamilton dhe bulldogi Roscoe

Është i racës bulldog dhe quhet Roscoe. bëhet fjalë për qenin e kampionit të botës në Formula 1, Lewis Hamilton që është shbndërruar në një yll të spektaklit të kafshëve.

Në fakt Roscoe është pjesë e një agjencie marketingu për kafshët duke u bërë shpesh protagonist në fushatat publicitare nga të cilat rezulton se fiton 700 Euro në ditë.

Vetë Lewis Hamilton e ka konfirmuar këtë përfitim financiar të mikut të tij nga sesionet e reklamave, ndërkohë që nuk rresht që publikuari imazhet e tij në rrjetin social Instagram.

Por hamilton ka edhe një tjetër qen si mikun e tij që quhet Coco. britaniku ka arritur deri aty sa ka hapur një profil në Instagram për Roscoen dhe cocon, madje u ka dhënë edhe mbiemrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat